E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel Europa ka nevoje edhe per reforma strukturore

Europa ka nevojë jo vetëm për masa shtrënguese por thelbësore janë edhe reformat strukturore të cilat do të cojnë në krijimin e më shumë vendeve të punës. Ka qenë kjo fjala e kancelares gjermane Angela Merkel, në diskutimin e saj në hapje të punimeve të forumit botëror ekonomik në Davos të Zvicrës.
Në fjalën e saj kancelarja gjermane tha se: “Duhet ta bëjmë euron të funksionojë dhe për këtë është e nevojshme t’i japim më shumë kompetenca Europës. Mesazhi i Paktit të Stabilitetit tregon se të gjithë duhet të vendosim një kufi borxhit publik si dhe të zbatojmë parimet kryesore mbi llogaritë publike. Nuk duhet të ketë më falje ndryshe do të humbasim besueshmërinë”.
Jemi të gatshëm të angazhohemi ka shtuar më tej Merkel, por Gjermania nuk dëshiron të jetë e detyruar të bëjë premtime që nuk mund t’i mbajë, ka thënë ajo, referuar tensioneve në Europë mbi rolin e Gjermanisë për daljen nga kriza dhe kryesisht mbi mekanizmin europian të shpëtimit. Në fjalën e saj Merkal ka bërë apel për solidaritet me vendet e tjera. Nëse Gjermani bën dicka duhet që te ndiqet edhe nga vendet e tjera
Europës së bashkuar i mungojnë strukturat politike të nevojshme derisa euro të funksionojë me korrektësi, ka shtuar shefja gjermane duke evidentuar se pikat e dobëta, janë zbuluar gjatë viteve dhe për këtë nuk mund të tejkalohen vetëm me një hap.
Por miliarderi amerikan Xhorxh Sorros, i pranishëm në forumin ekonomik të Davosit, është shprehur për mediat se Autoritetet europiane kanë gabuar në gjithçka në përgjigje të krizës, duke akuzuar liderët europianë se kanë dhënë një përgjigje konfuze dhe të turbullt.
“Kriza po gjeneron tensione që mund të cojnë në një disintegrim të bashkimit politik. Reformat strukturore nuk mjaftojnë, nevojitet një stimul fiskal dhe ky stimul duhet të arrijë nga BE e dhe duhet të garantohet nga vendet anëtare”, - ka theksuar Sorros.
Për Soros ndryshe nga disa liderë europianë, Eurobondi do të ishte një zgjidhje, nëse euro do të dalë nga kriza, gjithashtu është shprehur në favor të një takse mbi transaksionet financiare

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›