Ekspertet Ulja e kostos se lekut vendim i duhur
Ulja e kostos së lekut në 4.5 përqind nga Banka e Shqipërisë shënon edhe vlerën më të ulet historike të monedhës vendase. Ekspertë të ekonomisë e vlerësojnë si të duhur këtë nismë, me qëllim nxitjen e konsumit dhe të investimeve.
Sipas Selami Xhepws, ekspert në fushën bankare, tashmw bankat kanë mundësi të marrin para me vlerë më të lirë dhe ta reflektojnë më pas në uljen e normave të kredive.
Industrialistët më të mëdhenj vendas e kërkuan më parë uljen e normës bazë së lekut, me qëllim rritjen e likujditetit financiar për këtë sektor, treguesit e të cilit shënuan rënie për vitin e shkuar. Sipas Gjergj Buxhukut, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrise është koha, kur duhet të nxiten investimet.
Po ashtu, reduktimi i normës së interesit lidhet edhe me qëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave të konsumit dhe siguron qëndrueshmërinë ekonomike.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi uljen e normës bazë të lekut me 0.25 për qind, duke e çuar atë në 4.5 për qind. Kjo politikë monetare po ndiqet edhe nga bankat europiane, ku Banka Qendrore e ka çuar normën e euros në 1 për qind.