Merkel Gjermania ka deshtuar ne krijimin e nje shoqerie multikulturore

Kancelarja e Gjermanise Angela Merkel tha dje se vendi ka deshtuar ne perpjekjet e tij per te krijuar nje shoqeri ku te gjithe njerezit nga kultura te ndryshme te jetojne se bashku ne paqe. Zonja Merkel tha ne nje aktivitet te partise Bashkimi Kristian Demokrat se eshte e pamundur qe njerezit me prejardhje te ndryshme te jetojne se bashku pa u integruar. Kancelarja Merkel ka presion nga brenda partise se saj qe te mbaje nje qendrim me te ashper ngaj imigranteve te cilet nuk jane te predispozuar te pershtaten ne shoqerine gjermane.
Integrimi eshte pikesynimi kryesor per te ardhmen e afert u shpreh Kancelarja gjermane Angela Merkel pasi deklaroi se bashkeekzistenca e kulturave ka qene nje deshtim i plote ne Gjermani.
Ideali i nje shoqerie qe inkorporon shume kultura ku njerez nga prejardhje te ndryshme jetojne te lumtur prane njeri-tjetrit ka rezultuar plotesisht e deshtuar. Te gjithe imigrantet tha ajo duhet te mesojne gjermanisht nese synojne te integrohen ne shoqerine gjermane
Ata qe duan te jene pjese e shoqerise sone nuk duhet vetem te respektojne ligjin dhe te veprojne ne baze te kushtetutes por mbi te gjitha te mesojne gjuhen tone. Ketij objektivi duhet ti jepet vlere absolute.
Integrimi nuk eshte thjesht nje ideal i demokracise gjermane por nje domosdoshmeri ne nje shoqeri me perberje shume te ndryshme nga ajo e disa dekadave me pare. Brezi i ri ne Gjermani thekson Kancelarja Merkel perfaqeson ne mase derrmuese dyndjen e imigranteve qe ka perjetua vendi gjate viteve te fundit
Ne Frankfurt dy nder cdo 3 femije nen moshen 5 vjec kane prejardhje imigrante. Ne jemi nje vend qe filluam qe ne vitet 60 te terhiqnim punetore sezonale. Tani ata jetojne ne kete vend. Per ca kohe genjyem veten me mendimin se keta punetore nuk do te qendronin ketu gjate dhe do te largoheshin nje dite. Por realiteti doli ndryshe.
Kjo tha kancelarja Merkel e ben integrimin nje domosdoshmeri per shoqerine gjermane. Por ajo kembengul se vendi i saj mbetet nje toke e mundesive per imigrantet e vendosur atje
Ne jemi nje vend qe u jep njerezve shansin per sukses dhe kjo duhet te vazhdoje te jete cilesia dalluese e Gjermanise.