E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje studim i ri tregon se Turqia po distancohet nga Perendimi

Ne 15 vjetorin e fillimit te negociatave te Turqise per tu bere anetare e Bashkimit Europian jane ngritur shqetesime te reja nese ky vend po krijon nje fare distance me Perendimin. Nje vezhgim i sapo publikuar tregon se ne vendin euro-aziatik ka rene ndjeshem popullariteti per Shtetet e Bashkuara dhe per presidentin Barak Obama.

Vendi i cili qendron ne kryqezimin e Lindjes me Perendimin ka ndryshuar pikepamjet e tij per shtetet dhe institucionet e Perendimit gjate vitit te kaluar. Kjo sipas nje sondazhi te publikuar muajin e kaluar nga organizata Transatlantic Trends.

Sipas nje studimi te kryer nga Fondi gjerman Marshall vetem 17 e turqve kane nje opinion pozitiv ndaj Shteteve te Bashkuara. Kjo pavaresisht perpjekjeve te presidentit Obama per tu shtrire doren vendeve me shumice muslimane i cili deklaroi para parlamentit turk ne viziten e tij te pare jashte vendit ne vitin 2009 se Shtetet e Bashkuara kerkojne te forcojne lidhjet me Lindjen e Mesme.

Qe nga ajo kohe popullariteti i Obames ka nje renie prej 22 mes turqve duke arritur nivelin me te ulet. 28 perqind e turqve e mbeshtesin punen e tij si president.

Ian Lasser i cili ka kryer studimin eshte analist i njohur politik.

Opinioni per udheheqjen amerikane opinioni pozitiv per te realisht ka rene. Ka nje perqindje te ulet kur vjen puna tek pikepamjet pozitive per Shtetet e Bashkuara ne Turqi.

Dhe pervec renies publike te mbeshtetjes per Ameriken Turqia ky vend laik kryesisht mysliman duket se eshte i pakenaqur edhe me institucione te tjera perendimore.

Mbeshtetja per NATO-n organizata perendimore per sigurine ka rene thuajse 20 qe nga viti 2004 dhe vetem 30 e turqve besojne se kjo organizate eshte me rendesi per sigurine e tyre. Vetem 38 e publikut turk beson se anetaresimi ne BE mund te jete i dobishem per vendin nje renie prej 35 gjate kesaj periudhe.

Michelle Egan jep lenden e studimeve europiane ne Universitetin Amerikan.

Njerezit shqetesohen pak persa i perket terheqjes disi nga Perendimi apo distances nga BE. Ky vend ka qene mjaft aktiv me fqinjet e Lindjes se Mesme dhe ne menyre te pavaraur sebashku me Brazilin filloi nje iniciative per ndermjetesim me Iranin te cilen Shtetet e Bashkuara nuk e mbeshteten.

Lidhja me Iranin eshte nje tjeter prirje e studiuar ne vezhgim ku 14 e turqve besojne se veprimet ushtarake mund ta pengojne Iranin per sigurimin e armes berthamore.

Festivali i kultures turke ne Uashington kete vit pervec ushqimit dhe kercimit tradicional terhoqi vemendjen e njerezve me nje diskutim mbi rolin e Turqise ne Perendim. Organizatori i fetivalit Demet Jabar thote

Ne perpiqemi te permiresojme dhe rindertojme urat e mirekuptimit kulturor dhe te miqesise mes SHBA dhe Turqise. Ndaj mendoj se te sjellesh kulturen tende ne kete vend eshte shume e rendesishme.

Ekziston rreziku i ftohjes se Turqise me Perendimin. Tuqia nuk do te terhiqet nga NATO ne kemi ende nje marredhenie funksionale me Turqine ne ceshtje te rendesishme. Por trajektorja e ketyre marredhenieve ndoshta mund te mos jete e njejte dhe kjo mund te shkaktoje probleme ne te ardhmen.

Ndonese Turqia ka kaluar reformat e rendesishme institucioanle te nxitura nga BE ne pergjithesi mendohet se eshte i pamundur per Turqine anetaresimi pa normalizuar me pare marredheniet me qeverine e njohur boterisht te Qipros greke.

Nje Turqi skeptike dhe nje Europe e paqarte shtrojne sebashku pyetjen se cila eshte ardhmja e ketij aleati te rendesishem per Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›