Kriza politike ne Kosove mblidhen ambasadoret e Quint-it

Nje dite pas largimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni me PDK ne Prishtine po diskutohet per daljen nga kriza. Sipas mediave kosovare lidhur me kete jane mbledhur pese ambasadoret me te rendesishem ne Kosove. Pas ketij largimi PDK eshte shprehur per opsionin e zgjedhjeve te jashtezakonshme nderkohe qe nenkryetari i kesaj partie Enver Hoxhaj tha se vendimi ishte befasues dhe nje mesazh i keq per nderkombetaret. Madje ai akuzoi Sejdiun per prishje te koalicionit per interesa personale. Lidhja Demokratike e Kosoves ka reaguar ndaj ketyre akuzave.
Zyrtare te kesaj partie kane deklaruar se vendimi per daljen nga koalicioni qeverises nuk ka sjelle krize institucionale ne Prishtine. Sipas sekretarit te pergjithshem te LDK Rame Manaj ekziston mundesia e koalicioneve te reja apo formimit te qeverise teknike deri ne zgjedhjet e parakohshme duke kundershtuar keshtu opsionin e PDK per zgjedhjet te jashtezakonshme. Ndersa Partia Aleanca per Ardhmerine e Kosoves eshte shprehur pro zhvillimit te zgjedhjeve ne 13 shkurt daten e percaktuar nga Krasniqi. Nenkryetari i AAK-se Ardian Gjini ka deklaruar se per kete ekzistojne mundesite ligjore dhe kushtetuese.
Ndaj vendimit te nje dite me pare te LDK-se ka reaguar edhe Zyra Civile Nderkombetare. Nepermjet zedhenesit te saj Kai Miler Berner ky institucion e quan nje proces normal qe ndodh ne vendet demokratike. ICO inkurajon te gjitha partite politike qe te procedojne ne perputhje me Kushtetuten dhe ne interes te popullit te Kosoves ka thene ai.
ALSAT