Merkel: Gjermania mbështetje të fuqishme Shqipërisë
“Ju jeni vënë në krye të kësaj detyre në një periudhë të rëndësishme për vendin Tuaj. Ne arritëm të realizojmë anëtarësimin e vendit Tuaj në NATO në muajin prill, pikërisht në kohën e organizimit të Samitit të NATO-s në Gjermani dhe Francë. Unë Ju uroj Ju dhe bashkëqytetarëve Tuaj të keni forca të mëtejshme për reformat e nevojshme në funksion të vijimit të suksesshëm të procesit të përafrimit euroatlantik. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Shqipërinë në këtë rrugë edhe në të ardhmen”, thekson Merkel në letrën e saj.
Ndërkohë, Berisha ka marrë letër urimi edhe nga kryeministri i Republikës së Çekisë Jan Fischer. “Po përfitoj nga ky rast për të vlerësuar zhvillimin intensiv të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Republika Çeke ka një interes të lartë në thellimin e marrëdhënieve të dyanshme dhe do të vazhdoj të mbështes përpjekjet e vendit Tuaj në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri çek.