Pakistan, avioni amerikan vret 12 militantë të al-Kaidas
Burime të shërbimeve sekrete bëjnë të ditur për agjencinë “Reuters” se sulmi ndodhi pranë shtëpisë së një komandanti të talebanëve, aleat i al-Kaidas. Katër raketa goditën dje pas mesnatës një shtëpi në Ëaziristanin Verior, rreth 15 kilometra nga kufiri me Afganistanin.
Forcat afgane të sigurisë në fillim raportuan se vetëm tre persona mbetën të vrarë por sot, një zyrtar i shërbimeve sekrete njoftoi se 12 militantë afganë mbetën të vrarë. Shtetet e Bashkuara nisën një vit më parë sulme me avionë telekomanduar kundër rebelëve talebanë në rajonet kufitare të Pakistanit.
Sipas raporteve të agjentëve afganë të sigurisë, prej fillimit të vitit 2008 janë regjistruar 57 sulme të tilla, prej të cilave kanë humbur jetën rreth 500 persona, pjesa më e madhe militantë.