Merkel-Hollandë: Bashkëpunim për një Europë më të mirë
Për pak ngjau si një mision i pamundur udhëtimi i Presidentit francez, Francois Hollande në Berlin. Kjo jo për faktin e dallimeve në qasjet ekonomike, se sa prej motit.Por jo, ngjarjet nuk rrodhën, sipas tyre. Presidenti i Francës nuk mund të linte në ditën e parë të marrjes së detyrës një takim të paracaktuar.
Me një avion të dytë, Francois Holland u nis drejt Berlinit, ku rreth orës 20.30 do të pritet “krahëhapur” nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Pas pritjes së rezervuar për të dhe takimit ndërmjet tyre Presidenti francez, Fransua Hollande dhe kancelarja gjermane, kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, në qëndër të së cilës ka qenë kriza ekonomike në Europë.
Hollande tha se ai me zonjën Merkel, kanë qendrime të ndryshme për disa çështje, por ai ka shprehur besimin se ndasitë do kalohen, ndërsa shtoi se rritja ekonomike nuk kërkon fjalë, por veprime. Presidenti francez ka kërkuar që argumentat të shtrohen në tavolinë dhe të jepen zgjidhje.
Ai ka garantuar vazhdimin e bashkëpunimit me zonjën Merkel. Kancelarja nga ana e saj tha se takimi është fokusuar mbi çështje që kanë të bëjnë mbi gjetjen e mënyrave për zgjidhjen e krizës së borxheve. “Kemi shumë çështje që na bashkojnë, por orientimi ynë do të jetë drejt së ardhmes. I përkrasim dy kaheve të ndryshme politike, por do gjejmë gjuhën e përbashkët”, ka thënë Merkel.
Pas udhëtimit në Gjermani, Presidenti i Francës do të mbledhë të enjten qeverinë, ndërsa të premten do të pritet në Uashington nga presidenti amerikan, Barack Obama.