Merkel Koha per bashkim politik te Europes

Më 8 korrik të vitit 1962, disa vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, presidenti francez i asaj kohe, Charles De Gaulle dhe kancelari gjerman,Konrad Adenauer u takuan në Reims ku hodhën bazat e miqësisë franko-gjermane, pas luftës së përgjakshme dhe viteve të ftohta që pasuan.
E sot, 50 vjet më vonë, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande kujtuan ditën e miqësisë së dy vendeve. Merkel dhe Hollande mbërritën në katedralen Notre Dame De Reims të përshëndetur nga qindra-mijëra persona që mbanin në duar flamuj francezë, gjermanë dhe atë të Bashkimit Europian.
Përkujtimi i 50-vjetorit të miqësisë franko-gjermane është në një kohë aspak të mirë për Bashkimin Europian, mes krizës së Eurozonës dhe përcarjeve se si mund të dilet prej Kriza Financiare Qipro, i kërkon hua RusisëObama: Po krijojmë vende pune, por... BQE ul normën e interesit saj.
Kancelarja gjermane, pasi vlerësoi marrëdhëniet mes Berlinit dhe Parisit tha se bashkimi nëpërmjet monedhës së përbashkët nuk është i fortë sa duhet, ndaj ka ardhur kohë për një bashkim politik të Europës.
“Europa mund të nxjerrë mësime nga kjo krizë dhe të dalë më e fortë vetëm nëse e kemi të qartë në mendjet tona që për të arritur këtu duhet të jemi të bashkuar”, tha Merkel.
Kancelarja vlerësoi miqësinë mes Francës dhe Gjermanisë duke e quajtur atë një “trashëgimi e vyer”.