Merkel: Kosovarët të bëjnë vetë shtetin funksional
Berlin -Kancelarja gjermane, Angela Merkel duke folur për Ballkanin, ka kërkuar që në Kosovë, ndërkombëtarët duhet të kenë rol këshillues, ndërsa serbët sipas kancelares Merkel, duhet të pranojnë rrethanat. "Kurrfarë faktori ndërkombëtar nuk mund të nxisë forcat e vendit, njerëzit në Kosovë. Këtë duhet ta bëjnë vetë. Kjo nënkupton edhe dëshirën për bashkëpunim dhe bashkëjetesë me serbët, por që edhe Serbia duhet të pranojë rrethanat ekzistuese. Ky nuk është një proces i lehtë, ndërsa në radhë të parë varet nga qytetarët e Kosovës. Asnjë vend nuk mundet që shtetit tjetër nga jashtë t'i imponojë konstruksionin e mirë"-deklaroi Merkel në një bisedë me gazetarët e huaj në Berlin.
Ajo u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të lënë pas mosmarrëveshjet në dobi të ardhmërisë më të mirë të popujve të tyre dhe integrimit evropianë të rajonit. "Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës, përçarjet brenda Bosnjës e Hercegovinës, konflikti greko-maqedonas rreth emrit dhe problemi kroato-slloven rreth kufirit - Ballkani Perëndimor është përplot çështje të hapura bilaterale që dëmtojnë fqinjësinë e mirë dhe prishin stabilitetin e rajonit", ka thënë Merkel.