Lëvizja për Bashkim aksion “Kosova është Shqipëria”
Prishtinë -Lëvizja për Bashkim ka zhvilluar në Prishtinë një aksion “Kosovës është Shqipëri”. Gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, kjo lëvizje theksoi se pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës, e privon popullin shqiptar nga e drejta e të qenit sovran. “Pa dyshim se këto janë edhe pasoja të një pushtimi të gjatë, por shkaktari i vërtetë që ne nuk po mund të nisemi drejt një stabiliteti politik, ekonomike e social në mënyrë të drejtpërdrejtë është moszgjidhja e plotë e konfliktit shqiptaro-serb. Për shkak të moszgjidhjes së plotë të konfliktit shqiptaro-serb, Kosova dhe populli shqiptar janë privuar nga të drejtat elementare njerëzore dhe ky ndalim përmbahet në rezolutën 1244, Pakon e Ahtisarit si dhe pasqyrimi i tyre në Kushtetutën e Kosovës. Ndalesa më e dukshme dhe më e dëmshme është ajo që popullin shqiptar e privon nga e drejta e të qenit sovran, nga e drejta për të vendosur vetë për fatin e vet, pra nga e drejta për vetëvendosje”-theksoi Avni Klinaku. Ai the më tej se çështjet e pazgjidhura të marrëdhënieve shqiptaro-serbe vazhdojnë të mbeten veriu i Kosovës dhe Presheva, Bujanoci e Medvegja.
Klinaku ka kërkuar nga autoritet shtetërore shqiptarte që të bëjë presion institucional tek faktorët ndërkombëtar për kthimin e banorëve të Mitrovicë në pronat e tyre si një e drejtë elementare njerëzore; si dhe zyrtarisht të kërkojë nga Qeveria e Serbisë që ajo të respektojë të drejta të njëjta për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me të drejtat e serbëve në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.