Japoni, prodhimi i makinave drejt falimentimit
Tokio - Kriza ekonomike ka ndikuar ndjeshëm prodhimin e makinave në Japoni. Shoqata e ndërtuesve të automobilëve në Japoni (Jama), ka publikuar statistikat e prodhimit për këtë vit ku vihet re një rënie rekord prej 41 për qind në muajin janar. Spas shoqatës në fjalë, kjo rënie nuk është përjuetuar që nga viti 1967. Në janar, numri i përgjithshëm i automjeteve të ndërtuara, përfshi edhe kamionët e autobusët, ra në 576 539 copë, kundrejt 976 975 që u ndërtuan në janar 2008, duke shënuar një rënie me 400 436 copës ose 41 për qind.