Merkel: Serbia s`i ka përmbushur kushtet për statusin kandidat

E vetmja rrugë e Serbisë drejt Bashkimit Evropian mund të jetë përmes normalizimit të raporteve me Kosovën.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel këto komente i bëri të premten para Bundestagut gjerman.
Merkel ka thënë qartë se kushtet e vëna para Serbisë për statusin e kandidatit deri më tani nuk janë plotësuar.
Diplomatët në Bruksel kanë theskuar se mendojnë që pas një deklarate të tillë të kancelares gjermane është bërë pothuajse e pamundur që Serbia ta merr statusin e kandidatit në samitin e BE-së, javën që vjen.