E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAK, Arvizu dhe McIlwham: Duhet ende punë kundër diskriminimit

Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm, përsa i përket edhe legjislacionit por duhet më shumë punë kundër diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar. Kështu janë shprehur dy ambasadorët, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe ambasadorja e Britanisë Fiona McIlwham në konferencën e organizuar për ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar.
 

Sipas ambasadorit Arvizu, pavarësisht viteve të punës dhe kornizës ligjore për të integruar këta persona duhet shumë për të bërë, veçanërisht në fushën e punësimit.
 

“Konferenca do përcjellë shembuj pozitiv të këtyre personave në ekonominë e Shqipërisë. Konferenca është mundësi që rrit ndërgjegjësimin për reforma që rrisin shanset për punësim të këtyre personave. 650 milionë njerëz nëpër botë vuajnë aftësinë e kufizuar, ndaj e vështirë të thuash që kjo është çështje e parëndësishme që ndikon vetëm tek një grusht njerëzish”-theksoi Arvizu.

Të njëjtën mendim ka mbajtur edhe ambasadorja britanike McIlwham e cila ka theksuar se pavarësisht progresit duhet më shumë punë nga nga qeveria, shoqëria civile, ndërkombëtarët për të bërë antidisktirmin një realitet në Shqipëri.
 

“Askush nuk duhet të privohet për të zhvilluar një jetë aktive vetëm se është me aftësi të kufizuar. Një shoqëri e zhvilluar është një shoqëri gjithëpërfshirëse . Punësimi mbetet si prioritet kryesore për personat me aftësi të kufizuar” ka theksuar McIlwham
 

Ndërkohë konferenca e organizuar sot do të japë rekomandime të vlefshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, mjedis gjithëpërfshirës, të drejta të barabarta për punësim.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›