Merkel: Serbia të njohë kufijtë e shteteve
Kancelarja gjermane Angela Merkel mësohet se gjatë një takimi në Beograd do të mbajë një takim me bashkëshorten e ish kryeministrit Zoran Djindjic dhe me përfaqësuesit e fondacionit të tij. Ndërsa, më pas me presidentin Boris Tadic dhe kryeministrin Mirko Cvetkovic, ku do të flitet për afrimin e Serbisë me BE-në. Një prej temave më të rëndësishme do të jetë Kosova.
Ekspertët në Beograd thonë se kancelarja do t`i thotë përfundimisht "jo" propozimeve për ndarjen e Kosovës dhe do të kërkojë normalizimin e raporteve në veri të Kosovës.
Qarqet qeveritare në Berlin thonë se kancelarja në Beograd do të bëjë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Por Serbia duhet të njohë kufijtë e jashtëm të vendeve të tjera para se të anëtarësohet në BE.
Peter Ëeis, kryetar i grupit parlamentar për Evropën Juglindore, thotë se në BE nuk do të pranohet asnjë vend me probleme territoriale.
"Një Qipro e dytë as nuk shtrohet për diskutim. Kjo do të thotë se për perspektivën evropiane të Serbisë duhet të kemi një zgjidhje të kënaqshme edhe për Kosovën. Angela Merkel do të nxisë dhe do të kërkojë prej Serbisë që negociatat me Kosovën të japin rezultate pozitive", ka thënë ai për “DW”.