Franca përshëndet njohjet për Kosovën

Teksa vazhdon gara e hapur e meritave ndërmjet ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj dhe zv/kryeministrit Behxhet Pacolli, njohjet e fundit duket qartë se kanë mbështetjen e lobimin e fortë ndërkombëtar. Ministria e Jashtme e Francës, ka përshëndetur tre njohjet që Kosovës i kanë ardhur këto ditë nga Afrika.
“Guinea, Nigeria dhe Benini e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e çuar në 80 numrin e njohjeve të shtetit të ri. Franca përshëndet këto vendime që kontribuojnë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe forcojnë pozitën e Republikës së Kosovës në komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Christine Fagas, ndihmës-zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme.
Që të treja këto shtete kanë qenë koloni të Francës dhe e kanë fituar pavarësinë nga Franca. Guiena Conraky njihet edhe si Guinea franceze dhe ka fituar pavarësinë në vitin 1958, kurse Benini dhe Nigeria në vitin 1960. Në të treja shtetet, gjuha zyrtare është ajo franceze.