Merkel Shpetimi nga kriza rruge e gjate dhe plot sakrifica
Kriza ekonomike do të vijojë të dizenjojë profile të reja të ekuilibrave gjeopolitikë globalë. Vetëm pak orë nga mbyllja e punimeve të G20 në Kanë, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se “Do të duhet një dhjetëvjecar që kriza të marrë fund”.
Do të duhen të paktën 10 vite për tu gjendur në një situatë më të mirë nga kjo aktuale, ka thënë merkel në një media gjermane, e cila nuk ka shfaqur optimizëm për një konkluzion të shpejtë të krizës europiane të borxhit. Të shpëtosh nga kriza e borxhit është një rrugë që do të kërkojë shumë përpjekje ka afirmuar kancelarja. Merkel ka shtuar në mesazhin e saj public se është e domosdoshme që cdokush në Europë duhet të angazhohet dhe të bëjë detyrën e vet për të limituar borxhet.
Kjo është një rrugë shumë e vështirë dhe duhet të përballohet hap pas hapi, ka thënë Merkel. Shtetet kanë mbështetur shpenzime më të mëdha sesa të ardhurat për shumë vite dhe kjo krizë nuk mund të shërohet më një goditje. Është shumë e rëndësishme që Gjermania të frenojë borxhet dhe po kështu të veprojnë edhe vendet e tjera të Europës. Të ndihmohet cdo person duke ndihmuar bankat ka thënë merkel duke theksuar se bankat nuk janë në një situatë anonime dhe luajnë një rol të pazëvendësueshëm në një ekonomi moderne. Nëse nuk do të kishim ndihmuar bankat efekti në ekonominë reale do të ishte i madh dhe do të kishte sjellë një shtim të papunësisë. Pikërisht për këtë motiv ka deklaruar merkel, është e rëndësishme sigurimi i tyre dhe kjo u vendos edhe në nivel global në samitin e G20-ës. Gjithsesi Merkel, është shprehur se në të arsdhmen bankat duhet të përballojnë sfidat me forcat e tyre.