E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Imami ne Kosove tek Samiti Rajonal

Ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit, përveç Serbisë, janë takuar në Kosovë, në qytetin e Pejës në një konferencë të organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në këtë konferencë po marrin pjesë ministrat e mbrojtjes së vendeve të rajonit, si Ministri I Mbrojtjes së Shqipërisë Arben Imami, ai i Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Komanda e SHBA-së për Evropë, përfaqësues të NATO-s dhe delegacioni i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E pranishme në këtë takim, presidentja Atifete Jahjaga tha se shkëmbimi i përvojave dhe gjetja e formave më të mira të bashkëpunimit janë në interes të të gjitha vendeve dhe qytetarëve të rajonit. Në anën tjetër kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi se konferenca, dërgon mesazhin për të ardhmen e Kosovës, por edhe të rajonit. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ritheksoi gatishmërinë e FSK-së për të marrë pjesë apo për të kontribuar në ruajtjen dhe ndërtimin e paqes në rajon e më gjerë. Në fund të kësaj konference, u nenshkrua një deklaratë e përbashkët, përmes së cilës ministrat e vendeve pjesëmarrëse do mbështesin vullnetin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për t’u anëtarësuar në strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Një tjetër marrëveshje është arritur mbi shkëmbimin e kapaciteteve për përballimin e situatave të krizave të ndryshme në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›