E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Të eliminojmë diferencat mes ekonomive

Kriza

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka denoncuar spekulimet kundër euros, por deklaroi se BE mund ta superojë problemin vetëm duke eliminuar hendekun mes ekonomive më të forta dhe atyre më të vogla të Europës. “Në javët e fundit kemi parë spekulime kundër euros, valutës sonë”, tha kancelaria gjermane përpara Federatës gjermane të Sindikatave. “Kjo kërkon përgjegjshmëri më të madhe. Fatkeqësisht ky spekulim ekziston vetëm sepse janë të konsiderueshme diferencat mes ekonomive dhe borxheve respektive mes shteteve të Eurozonës. Si rrjedhojë e krizës së euros, Gjermania këmbëngul për një përmirësim mbarë europian të financave shtetërore. Kancelarja Angela Merkel sheh tek paketa e shpëtimit prej 750 miliardë eurosh vetëm një hap të parë për stabilizimin e monedhës së përbashkët. “Problemi i mirëfilltë janë deficitet e mëdha buxhetore në vendet e euros”, tha Merkel. “Këto duhet të rregullojnë financat e tyre shtetërore dhe të përpiqen për aftësi më të mira konkurruese”, vazhdoi ajo. Sipas revistës "Der Spiegel", Gjermania do të ndërmarrë së shpejti një nismë për një program konsolidimi në Eurozonë të bashkërenduar në të gjithë Europën. Në këtë mënyrë do të rivendoset besimi në monedhën e përbashkët, e cila tashmë duket se e ka humbur.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›