E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Te ngrihen kampe riedukimi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se mbeshtet propozimin e partise se saj per te vendosur masa me shtrenguese kunder te rinjve kriminele, vecanerisht per ata jo gjermane. Ne nje interviste per nje te perditshme gjermane, Merkel ka thene se eshte dakord me disa anetare te CDU-se (kristiandemokratet), se nevojitet nje qendrim me i ashper per te luftuar dhunen e adoleshenteve, te cilet trajtohen me shume bujari nga sistemi i drejtesise gjermane. Propozimi per shtrengimin e ketyre masave, pjese e nje drafti te miratuar nga kristiandemokratet e kancelares u be nga nje prej anetareve te partise se Roland Koch disa dite me pare. Deri pak dite me pare, shtypi gjerman e konsideronte kete propozim thjesht nje menyre per te theksuar qendrimin e kristiandemokrateve ne fushaten elektorale per zgjedhjet e 27 janarit. Por pas mbeshtetjes se kancelares, tema ka marre nje rendesi politike kombetare. CDU kerkon qe denimi maksimal per te rinjte qe kryejne krime serioze te rritet nga 10 ne 15 vjet. Gjithashtu, Koch propozon qe te rinjte e dhunshem te mbahen nen arrest, ndryshe nga liria e kufizuar qe gezojne aktualisht, per t'i bere te kuptojne se burgu ekziston dhe eshte madje i veshtire. Vec ketyre, propozimi i tij perfshin dhe nje tjeter mase, ate te krijimit te kampeve te riedukimit. Drafti parashikon gjithashtu largimin nga Gjermania te te rinjve te huaj qe denohen per krime. Analistet gjykojne se me kete propozim, CDU kerkon te zhvendose qendren e vemendjes tek siguria dhe emigracioni. Koch ndoqi nje rast te vecante te kriminalitetit ne Mynih, ku dy te rinj, njeri grek dhe tjetri turk, rrahen nje te moshuar gjerman, pasi ky i fundit protestoi kunder faktit qe ata po pinin duhan. Pas kesaj ngjarjeje, Koch deklaroi se ne Gjermani ekzistojne shume kriminele te rinj me origjine te huaj, dhe nisi te shkruaje draftin per shtrengimin e masave kunder tyre. Por ngritja e kampeve te riedukimit, qe eshte pjese e propozimeve te tij, ka shkaktuar debate ne qeverine gjermane, pasi sa here permendet fjala "kamp" ne Gjermani, duket se ka nje asociacion te natyrshem me kampet e perqendrimit te Hitlerit. Dhe ne fakt, Partia Neonaziste menjehere ka bere te ditur se mbeshtet propozimin e Koch-it. Por partneret ne koalicionin qeverises, socialdemokratet, ashtu si dhe kisha protestojne ndaj tyre, duke i quajtur propozimet populiste dhe ksenofobike. Debati eshte ashpersuar edhe me shume pas mbeshtetjes se papritur qe i ka dhene vete kancelarja gjermane, Angela Merkel. "Mendoj se eshte kuptimplote aplikimi i ndeshkimit dhe ngritja e kampeve te riedukimit", - ka thene ajo. Sipas Merkel, keto masa mund te ndihmojne te rinjte te reflektojne mbi veprimet e tyre, ne menyre qe te mos perfundojne ne burg. Sipas burimeve zyrtare, 43 per qind e veprimeve te dhunshme kriminale ne Gjermani kryhen nga individe nen moshen 21 vjec, dhe gjysma e tyre jane me origjine te huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›