Mrekullia e Krishtlindjeve, pastruesi i xhamave ia hedh vdekjes
Alcides Moreno, pastruesi i xhamave i cili i mbijetoi per mrekulli rrezimit nga kati i 47-te i nje gradacele, tashme ndodhet jashte rrezikut per jeten. Mjeket ne spitalin ku ai ndodhet i shtruar qe nga 9 dhjetori, kur dhe ndodhi ngjarja e pabesueshme, thone se ai ka nisur te flase dhe arrin te qendroje ulur, natyrisht me ndihmen e te tjereve. Gjate kesaj periudhe ai i eshte nenshtruar 10 nderhyrjeve kirurgjikale, megjithese mjeket kishin frike edhe ta preknin. Ata kane mbetur te mrekulluar, qe pas nje renie te tille, ai ka pesuar deme teper te vogla ne tru, dhe arriti t'i pergjigjet me shpejtesi trajtimit mjekesor. Megjithate, Moreno i cili mberriti nga Ekuadori 12 vjet me pare dhe tashme eshte shtetas amerikan, ka ende perpara tij nje trajtim te gjate me mjekime dhe rehabilitim fizik, qe do ta bejne te ngrihet ne kembe. Ishte ora 10 e paradites, kur Alcides dhe vellai i tij Edgar, te cilet po pastronin xhamat e katit te 47-te ne kullat Solow, fluturuan ne ajer, pasi platforma ku po punonin u shkeput. Edgar vdiq menjehere, ndersa Alcides i mbijetoi ne menyre te pabesueshme renies nga lartesia. Ngjarja mori dhene dhe shtypi njujorkez e quajti "Mrekullia e Krishtlindjeve".