E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel Te zbatohen vendimet e samitit te fundit te euros

Si reagim ndaj përkeqësimit të krizës së borxheve dhe turbulencave në tregjet financiare, kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi zbatimin e shpejtë të vendimeve të samitit evropian të 26 korrikut. Pas një serie bisedash telefonike të Merkelit me krerët e shteteve evropiane një zëdhënës në Berlin njoftoi, se për këtë Merkel kishte mbështetjen e të gjithë bashkëbiseduesve.

Merkel, e cila aktualisht po kalon pushimet në Tirolin jugor ka telefonuar ndër të tjera me presidentin francez Nikolas Sarkozy dhe kryeministrin italian, Silvio Berlusconi. Po ashtu edhe presidenti amerikan Barack Obama, ishte partner i bisedimeve. Presidenti amerikan Barak Obama ka patur biseduar në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Nikolas Sarkozi lidhur me gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen bursat europiane.

Në njoftimin e shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti Obama ka vlerësuar marrëveshjen e 21 korrikut mes lidërve europiane për nxjerrjen nga kriza e borxhit të disa vendeve të eurozonës dhe theksoi nevojën e rëndësinë e zbatimit të plotë të saj.

Kontaktet mes lidërve vijnë në një periudhë kur tregjet botërore, sidomos ato europiane dhe amerikane që prej ditës së djeshme janë të shokuara. Bursat në dy ditë mendohet se kanë djegur rreth 400 miliard dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›