Merkel Xhamite jane pjese e kultures sone
Xhamite do te jene pjese e peizazhit tone urban madje do te zene nje pjese me te rendesishme se me pare. Mesazhi ne favor te integrimit te myslimaneve ne Europe nuk vjen nga e majta por nga Angela Merkel Kancelarja konservatore qe udheheq shtetin me te fuqishem te Europes. Me pak fjale jo vetem kishat baroke te Mynihut ato te Kelnit dhe Dresdes por edhe xhamite dhe minaret do te plotesojne imazhin ne vend. Ne nje interviste te dhene ne nje te perditshme ne vend Merkel tregon per linjen e saj te re te mendimit. Emigrantet duhet te integrohen te mesojne gjermanishten te identifikohen me vlerat e demokracise e Kushtetutes dhe kush prej tyre nuk e ben do te kete pasoja te medha. Por qe prej vitit 1949 forca e demokracise gjermane ka qene te jesh nje vend qe u ofron mundesi te gjitheve dhe jo klasifikimit te grupeve te ndryshme. Edhe nje here tjeter Angela Merkel tregohet e vendosur ti jape partise se saj nje profil konservator modern te pershtatshem me epoken globale ku jetojme. Per me teper ajo mban nje linje thuajse te kundert ndaj asaj te qendres se djathte italiane apo mazhorances se Sarkozise ne France dhe replikon ndaj rrymave nacional-konservatore te forcuara se fundmi nga rasti Sarrazin anetar i Bundesbank i detyruar te jape doreheqjen pasi u shpreh se emigracioni islamik e ben Gjermanine me te varfer dhe me idiote.
Ne dhe CSU-ja bavareze kemi vendosur te shkojme pertej pozicioneve naive shumekulturore te SPD dhe te gjelberve ne kerkojme qe kush vjen ketu te mesoje gjuhen gjermane shpjegon Angela Merkel. Sipas Kancelares eshte gjithashtu e qarte se vendi yne do te vazhdoje te ndryshoje dhe integrimi eshte edhe detyre e shoqerise qe pret emigrantet. Per shembull xhamite do te jene me shume se me pare pjese e peizazhit tone urban. Duhet te kerkojme qe te formohen ketu imamet qe pranojne vlerat demokratike dhe kushtetuese te shtetit tone. Linja e ndjekur nga Merkel duket si nje shkeputje nga Partite Popullore Europiane dhe ato te qendres se djathte ne pergjithesi ne Bashkimin Europian si ajo e Sarkozise e neopopulisteve holandeze apo te se djathtes zvicerane fituese e referendumit qe ka ndaluar ndertimin e minareve. E kam thene se xhamite do te jene pjesa me e rendesishme e peizazhit tone urban. Kushtetuta jone garanton lirine e fese. Ligjet ketu jane te barabarta dhe te respektueshme nga te gjithe dhe ne duhet te perulemi para asaj qe thuhet ne Kushtetute. Nuk mund te pranojme shoqeri paralele ku te drejtat tona themelore si per shembull barazia mes burrave dhe grave nuk ekziston. Vetem duke u bazuar ne Kushtetute mund te jetojme ne tolerance dhe me respektin reciprok. Ata qe duan te jetojne ketu duhet ta pranojne shton ajo duke sulmuar rrymat integraliste dhe konservatoret e islamit. Te qenet konservator shton Kancelarja do te thote te ruash ate qe na ka bere te forte dhe na ka ndryshuar ate qe sot nuk funksionon me. Nuk do te thote qe gjithcka te mbetet si eshte por te ndryshoje ne menyren e duhur. Kancelarja Angela Merkel pranoi gabime ne politiken gjermane te imigrimit. Shume gjera nuk kane pasur sukses deri tani i tha ajo gazetes Frankfurter Allgemeine Zeitung. Kryetarja e qeverise theksoi se nuk do te toleronte shoqeri paralele ne te cilat nuk vlejne te drejtat themelore si per shembull barazia e burrit me gruan. Emigrantet qe refuzojne kurset e gjuhes duhet te llogarisin shkurtimin e perfitimeve sociale tha ajo. Diskutimi mbi deshtimet ne politiken e integrimit u rindez prej tezave te diskutueshme te anetarit tashme te pushuar te kryesise se Bankes Qendrore Gjermane Thilo Sarrazin. Merkel tha se nuk e ka lexuar librin e Sarrazinit.