E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel do t’i thotë Papandreut: Zgjidhi vetë problemet

Pasi përshëndeti masat e njoftuara sot nga Athina që parashikojnë shkurtime të tjera buxhetore prej disa miliarda eurosh ministri liberal deklaroi se "Duhet t'i qëndrojmë besnik parimit sipas të cilit çdo vend duhet t'i zgjidhë vetë problemet".

Vetë kancelarja u shpreh se gjatë këtij takimi nuk do të flitet për "ndihmë nga Gjermania, por për marrëdhënie të mira mes Gjermanisë dhe Greqisë".

Qeveria gjermane ndodhet mes dy zjarresh lidhur me çështjen e ndihmës për Greqinë: ajo është shumë e lidhur me stabilitetin e monedhës unike euro, e kërcënuar nga kriza greke, por ajo po përballet me kundërshtimin masiv të opinionit publik për shpëtimin e Athinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›