Merkel, e ftohtë me Tadicin!

Për dallim nga Kroacia, ku ngrohtësisht është përqafuar me kryeministren Jadranka Kosor, presidentit serb veç ia ka shtrënguar dorën dhe deri në fund të takimit ishte e ftohtë.
Qëndrim më të butë ajo ka treguar në drekën solemne, por edhe këtu - pos specialiteteve tjera të njohura - ishte Kosova, të cilën kancelarja gjermane Angela Merkel e ka “lagur” me shampanjë.
Mysafirja nga Gjermania presidentit serb Boris Tadic i dha porosi të qartë se vendi i Serbisë është në Evropë, ama kur dialogu me Prishtinën sjell rezultatet konkrete: kur në veri hiqen institucionet paralele dhe kur EULEX-i merr kontrollin në tërë territorin e Kosovës, shkruan ditorja serbe “Alo”.
Se porosia që sjell në Serbi nuk është melhem për veshët tanë, kancelaria gjermane e tregoi këtë me qëndrimin para pallatit “Serbia”, ku saktë në ora 10 është pritur me nderimet më të mëdha shtetërore, me gardën solemne dhe orkestrën e Ushtrisë sere. Pas intonimit të të dy himneve, mysafirja nga Gjermania nderon flamurin serb dhe duke respektuar në detaje protokollin i kthehet Tadicit në bisedë në katër sy.
Me qëndrim të çeliktë dhe po thuaj pa buzëqeshje, Merkel i është drejtuar presidentit serb, ndërsa në konferencë e ka njoftuar me qëndrimet e Gjermanisë dhe të BE-së. Pesë minuta në 12 ajo shkoi në një takim me përfaqësuesit e qeverisë serbe, takim që ka zgjatur gjysmë ore. Vizitën e saj në Beograd e ka përfunduar me drekën zyrtare në Presidencën serbe, dhe siç marrin vesh burimet nga “Alo”, “zonja e çeliktë” tek pas disa pijeve është çliruar.
“Gjithë biseda sillej rreth Kosovës. Disa herë ka përsëritur se Gjermania nuk kërkon që Serbia ta pranojë Kosovën, por se duhet të bëhen disa lëshime në bisedime... Borisi tërë kohën ia ka përsëritur se për Serbinë nuk duhet të vlejnë standarde të dyfishta në procesin e anëtarësimit në BE. Për dallim nga përfaqësuesit tjerët të huaj, të cilët ishin të interesuar të dëgjojnë diçka edhe për historinë e vendit tonë, që të njihen me kulturën, traditën, ajo gjithë kohës i është kthyer Kosovës”, ka thënë burimi i “Alo”, transmeton në Kosovë telegrafi.
Vizitën e parë në Serbi ajo e ka përfunduar me porosinë për Tadicin që takimet tek vijnë, sepse janë shumë çështje të cilat duhet zgjidhur për rrugën e integrimit në BE.
“Zgjidhja e statusit të Kosovës është proces i gjatë, nuk caktojë asnjë afat, por nuk do të ishte e drejtë për Serbinë që negociatat t’i qojë në fund, e pastaj BE të thotë: ‘Tash na ka ra ndërmend se e kemi problemin e Serbisë me Kosovën’”.
Përgjigja e Tadicit ka qenë se “Serbia nuk ka iluzione se në BE do të sillte konflikt të ri”.
“Pres mirëkuptim të kompleksitetit të procesit politik... Ashiqare strategjia e Prishtinës është që me masa të njëanshme të ndryshohet situata në Kosovë... Serbia nuk do rrugë artificiale për BE, por standarde të njëjta si për të gjitha shtetet tjera”, ka thënë Tadic, transmeton “Alo”.
Shtypi në Beograd ka shkruar se Merkel kishte insstituar shumë që çështja e Kosovës të përfundoj sa më parë me bisedime
Gazeta “Blic” konsideron se bisedat e Merkelit pwr Tadicin ishin lodhëse dhe të pakëndshme.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i tha Presidentit serb Boris Tadiç, siq shkruan Blic, se ajo pret që Serbia nuk do të pengojë krijimin e institucioneve të reja dhe do shuajë strukturat paralele në pjesën veriore të Kosovës, qëndrimi që sipas gazetës i ka befasuar autoritetet serbe.
Tadiç dhe Merkel kanë shprehur pikëpamjet e kundërta për një zgjidhje të mundshme të çështjes së Kosovës, dhe sipas "Blic", Tadic i ka qenë shumë i qartë se Serbia kurrë nuk do të njohë një Kosovë të pavarur.
“ Biseda ishte e pakëndshme, e lodhshme, dhe se pas asaj që i tha Merkel Tadiçit, Serbisa ndodhet para vendimeve më të vështira dhe se situata është shumë e keqe”, shkruan tutje gazeta, transmeton në Kosovë, Qendra.
Merkel i ka thënë Tadicit ta harrojë ndarjen e Kosovës apo të statusit të veçantë për Veriun. “ Kancelarja këmbënguli se Kosova është një shtet dhe ka fuqi absolute në të gjithë territorin”, citon gazeta kancelaren Merkel.