E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë,Kuvendi nis sesionin vjeshtor, sot seanca plenare

PRISHTINE- Kuvendi i Republikës së Kosovës filloi sesionin vjeshtor, i mbledhur sot në një seancë plenare, pas një pushimi të përgjysmuar për shkak të punëve që e presin veçmas në miratimin e ligjeve që dalin nga Raporti i Progresit.

Një nga pikat e rendit të ditës sot është edhe shqyrtimi i Raportit të parë të progresit për Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, për vitin 2011.

Para seancës së sotme plenare, në mbledhjen e djeshme Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar disa projekligje dhe ka vendosur që projektligjin për fshatin Hoçë e Madhe dhe atë për Qendrën Historike të Prizrenit t’ia kthejë qeverisë për rihartim.

Duke iu referuar qëndrimit kritik të shumë OJQ-ve dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, si dhe deklaratës së Kuvendit Komunal të Rahovecit, Komisioni vlerësoi se këto projektligje janë në kundërshtim edhe me parimet e UNESCO-s. "Projektligji për Hoçën e Madhe trashëgiminë ortodokse shqiptare e konsideron si trashëgimi vetëm të popullit serb, andaj duhet rihartuar”, u tha në Komision.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›