Gjykata shpall aktakuzat për "rastin Hariri"

Gjykata Speciale, e cila heton vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, ka shpallur aktakuza kundër katër pjesëtarëve të Hezbollahut, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasje.
Hezbollahu mohon përfshirjen dhe thotë se nuk do t`i dorëzojë anëtarët e tij. Djali i Haririt, Saed, njëherësh ish-kryeministër i Libanit, i ka bërë thirrje grupit terrorist të dorëzojë të dyshuarit.