E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kërkon më shumë pushtet për Evropën

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që t`i japin më shumë pushtet autoritetetit të centralizuar të BE-së, hap pas hapi, duke thënë se një union më efektiv politik është i nevojshëm për t`u marrë me sfidat me të cilat përballet blloku.

Merkel, duke folur në një televizion gjerman, tha se BE nuk ka nevojë vetem për një “monedhë të unionit, por edhe për një union fiskal dhe më shumë politika të përbashkëta buxhetore.”

Kryeminsitri britanik Dejvid Kameron, që pritet të takojë sot Merkelin, i ka kërkuar të mërkurën BE-së që të dalë me një “plan të shpejtë” për të zgjidhur krizën e borxheve në eurozonë.

Fuqia ekonomike, Britania është anëtare e BE-së, por nuk e përdor euron.

Një samit për krizën e eurozonës pritet të mbahet më 28 dhe 29 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›