E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel merr goditje në Parlament. Kandidati presidencial refuzohet dy herë

Sipas analistëve, është një shenjë e qartë e krizës dhe rënies së popullaritetit

Autoriteti i Angela Merkelit si Kancelare e Gjermanisë është tronditur keq dje, pas në rebelimi brenda koalicionit qeveritar që ajo drejton, që për dy herë rresht refuzoi kandidatin e mbështetur prej saj për të fituar në votën presidenciale që u hodh në Parlament.

Liderja gjermane shpresonte për një fitore të drejtpërdrejtë në votën presidenciale, pas goditjes dhe valë së pakënaqësisë mbarëpopullore që pësoi pas vendimit për të mbështetur financiarisht Greqinë, që ishte në prag të falimentimit. Kjo mbështetje u kushtoi taksapaguesve gjermanë një faturë prej 100 miliardë eurosh. Por, pavarësisht idesë fillestare të Merkelit se do të kishte mbështetje në votën e djeshme, Christian Wulff, njeriu i mbështetur nga Merkel, dështoi në përpjekjen që të fitonte në dy raundet e para të votimit. Ky rezultat i papritur ka shkaktuar një rënie në bursat europiane, për shkak të frikës për mungesë të stabilitetit politik në Gjermani, që është edhe vendi më i zhvilluar dhe më i fuqishëm ekonomikisht i Europës. Sipas statistikës, vetëm 2 nga 13 zgjedhjet presidenciale në Gjermani kanë shkuar në raundin e tretë në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Rasti i fundit ishte ai i vitit 1994, me zgjedhjen e Roman Hercog si Presidenti i parë i Gjermanisë së bashkuar, pas Adolf Hitlerit. Zgjedhja e Merkelit u sfidua nga Joakim Gauck, 70 vjeç, pastor protestant dhe aktivist anti-komunist, që ishte në fakt i mbështetur nga opozita dhe u shndërrua në një sfidant shumë popullor.

Pas raundit të parë të votimeve, kur u vu re “hemorragjia” brenda koalicionit, Kancelarja e tronditur nga ky rezultat i papritur bisedoi me përfaqësuesit e koalicionit e saj, duke kërkuar mbështetjen e tyre në një rast të tillë. “Ne kemi përgjegjësinë e përbashkët dhe qëllimet e përbashkëta politike, ndaj duhet që të jemi të bashkuar në një rast të tuilë”, u ka thënë ajo deputetëve. Por edhe votimi i dytë nuk shkoi më mirë se i pari dhe tashmë u bë e qartë për të gjithë se në një situatë të tillë, autoriteti i Merkelit ishte dëmtuar rëndë. Sipas disa analistëve, duket se ky është një mesazh i qartë për Kancelaren dhe linjën e ndjekur nga ajo deri më tani, e cila me sa duket e ka bërë që të humbasë aleatë dhe mbështetës edhe brenda koalicionit të saj. Kjo është edhe hera e parë që Merkel po merr një mbështetje kaq të vogël, që do të thotë se edhe popullariteti i saj ka rënë dukshëm.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›