Korçë, Berisha: Edi Rama po pengon procesin e integrimit – përgjigjen e merr në zgjedhjet e 2013-ës
Mandatin e ardhshëm, mbështetje e fuqishme për zhvillimin e zonave rurale
UPDATE- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirjje kreut të opzoitës Edi rama që të votojë ligjet e integrimit të vendit. Deklarata e shefit të qeverisë u bë gjatë përurimit të shkollës e mesme të bashkuar “Isuf Dalipi” në fshatin Voran të komunës Mollaj në Korçë.
Ai ka akzuar Ramën se edhe në këtë moment vendimtar po kushtezon statusin me qarkun e Fierit.
“Jemi në prag të një evenimenti të madh për Shqipërinë, jemi pranë ëndrrës evropiane. Ka tre vjet që kreu i PS, Edi Rama pengon procesin e integrimit, marrjen e statusit të BE. Kreu i PS për statusin e BE kërkon si shkëmbim qarkun e Fierit. I them Ramës të mos bllokojë, pasi zgjedhjet po afrojnë. Është mirë t’u japë alternative shqiptarëve dhe të mos bllokojë proceset integruese”- u shpreh ai.
Gjatë përurimit të shkollës kryeministri iu përgjigj edhe deklaratave të Ramës në lidhje me përurimet e shkollave në vend, duke i kujtuar se ato janë ndërtuar nga vendorët, por me fondet e qeverisë dhe sipas tij të sulmosh arritjet nuk është meritë.
“Dëgjova Ramën se shkollat i ndërton pushteti vendor. Jam gati të brohoras nëse një kryetar bashkie ndërton me fondet e saj. I kujtoj Ramës se qeveria i dha atij 17 milionë euro për shkolla kur ishte kryetar bashkiak” - u përgjigj Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha vizitoi dhe panairin e mollëve në fshatin Mollaj, në të cilin u shprehu mbështetjen tregtarëve dhe fermrëve të zonës se qeveria e tij do të investojë në zonat rurale në infrastrukturën rrugore.
“Pa rrugë prodhimet do ngeleshin pa treg”- tha Berisha i cili shtoi se mandatin e ardhshëm do të mbështesë zonat rurale me investime në bujqësi, vaditje dhe agrobiznes.
...