Merkel ne Kosove priten mesazhe te rendesishme

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet që të hënën të vizitojë
Kosovën. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, këtë vizitë e vlerësojnë si
historike.
Edi Sejdiu, shef i protokollit të kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë se ekzekutivi i vendit ka vendosur që kancelares gjermane Merkel t’i bëjë një pritje madhështore.
Sejdiu ka bërë të ditur se Merkel pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës “Adem Jashari” rreth orës 11:00.
Ai tha se për shkak të kohës së shkurtër të qëndrimit të kancelares në Kosovë, takimi i kryeministrit Thaçi me të, do të realizohet në aeroport.
“Kjo vizitë vjen pas një lajmi shumë të mirë nga Brukseli dhe mund të quhet vizitë historike. Për shkak se kjo vizitë do të jetë disa orëshe në Kosovë, ne jemi dakorduar me palën gjermane që takimi të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Ne kemi marrë të gjitha masat që t’i organizojmë një pritje madhështore kancelares gjermane”, deklaroi Sejdiu.
Ai po ashtu tha se nga vizita e kancelares gjermane Merkel priten mesazhe të rëndësishme në drejtim të fuqizimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve.
Nga ana tjetër, analistët politikë thonë se vizita e kancelares Merkel në Kosovë, para së gjithash është e motivuar të bëhet pas incidentit që pjesëtarët e KFOR-it gjerman patën ditë më parë në veri të Kosovës me banoret serbë në barrikada.
Kancelarja gjermane pati dënuar ashpër sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 28 nëntor të këtij viti, duke kërkuar llogari edhe nga Serbia për rolin që ka pasur në këtë mes.
“Serbia gjithashtu akuzohet për kontributin që ka dhënë ditët e fundit në këtë atmosferë, në të cilën paqeruajtësit gjermanë në veri u sulmuan dhe u plagosën. Unë them se kjo është e papranueshme”, ishte shprehur zonja Merkel para autoriteteve gjermane.