E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohet Hitchens

Nderime të shumta kanë vërshuar për shkrimtarin, kritikun letrar dhe gazetarin e lindur në Britani të Madhe Christopher Hitchens, i cili vdiq në moshën 62 vjeçare.

Tony Blair e përshkroi Christopher Hitchens-in si një ‘përzierje të mrekullueshme të shkrimtarit, gazetarit, polemistit dhe personazhit unik’.

Shkrimtari Salman Rushdie, mik i tij, e nderoi atë në rrjetin social Twitter, pasi mori vesh për vdekjen e tij.

“Lamtumirë, miku im i dashur. Një zë i madh u hesht. Një zemër e madhe u ndal së rrahuri”, tha Rushdie.

Tony Blair, ish kryeministër i Britanisë së Madhe, publikisht ka debatuar lidhur me religjionin me Hitchens-in në nëntor të vitit 2010. ai tha se Hitchens ‘ishte i patrembur në kërkim të së vërtetës dhe në çdo kauzë në të cilën besonte’.

“Dhe nuk kishte asgjë në të cilën besonte e që nuk e mbronte me pasion, angazhim dhe shkëlqim. Ai ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme, imponues dhe i gjallë, të cilin ishte privilegj ta njohësh”, tha Blair.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri britanik Nick Clegg, i cili njëherë kishte punuar si praktikant për Hitchens-in, tha: "Christopher Hitchens ishte gjithçka që një eseist i madh duhet të jetë: i egërsuar, brilant, provokues i madh dhe thellësisht serioz. Ai do t’u mungojë të gjithë atyre që i vlerësojnë opinionet e fuqishme dhe veprat e mëdha”.

Shkrimtari dhe ateisti i njohur Richard Dawkins e përshkroi atë si ‘oratorin më të mprehtë të kohës sonë’ dhe ‘një luftëtar të guximshëm kundër të gjithë tiranëve përfshirë edhe Zotin”.

Ai tha se ‘Hitchens, në një mënyrë, ka qenë një mentor i mrekullueshëm’.

Hitchens u bë i famshëm në SHBA pas publikimit të librit të tij ‘God Is Not Great’ (Zoti nuk është i madh) në vitin 2007 dhe më gëzim e mori rolin e ateistit më të njohur të vendit.

Ai e ruajti devotshmërinë e tij ndaj ateizmit edhe pas diagnostikimit me kancer, duke i thënë një intervistuesi: “Asnjë evidencë apo argument nuk më është prezantuar deri më tani që do të ma ndryshonte mendjen. Por më pëlqejnë surprizat”.

Ai ka pasur polemika edhe më vëllanë e tij gazetarin Peter Hitchens.

Duke shkruar në Daily Mail, Peter Hitchens tha se një fjalë që i erdhi në mendje kur mendoi për vëllanë e tij ishte ‘guximi’. Ai më parë do të luftonte sesa të hiqte dorë, shkroi ai.

Anëtari i parlamentit britanik Denis McShane ishte student në Oxford bashkë me Hitchens-it.

Ai tha: “Christopher vetëm notonte kundër çdo batice. Ai ishte mbështetës i rezistencës polake dhe çeke të viteve të shtatëdhjeta, ai e mbështeti Znj. Thatcher sepse mendonte se çlirohesh nga junta fashiste e Argjentinës ishte një ide e mirë”.

“Ai ishte një kryqëzim ndërmjet Voltaire dhe Orwell. Ai i donte fjalët. Ai mund t’i hidhte fjalët në qiell dhe ato binin në një model mahnitës”.

Hitchens ishte autor i 17 librave, përfshirë ‘The Trial of Henry Kissinger’, ‘How Religion Poisons Everything’ dhe libri i kujtimeve ‘Hitch-22’.

Një përmbledhje e eseve të tij, ‘Arguably’, u botua sivjet.

Christopher Hitchens u trashëgua nga bashkëshortja e tij Carol Blue dhe vajza e tyre Antonia, si dhe dy fëmijët nga martesa e mëhershme e tij, Alexander dhe Sophia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›