Merkel niset drejt SHBA-së në prag të zgjedhjeve
Shefja e ekzekutivit gjerman pritet të sigurojë një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare që do mbahen këtë fundjavë, por ajo kërkon të shmangë koalicionin e gjerë me social-demokratët (SPD) e qendrës së majtë.
Objektivi i zonjës Merkel është një koalicion me aleatët e qendrës së djathtë, partinë e Demokratëve të Lirë (FDP). Ajo është shprehur se nëse siguron numrin e nevojshëm për këtë bashkëpunim, atëherë rimëkëmbja e ekonomisë gjermane do të jetë më e thjeshtë.
Qeverisë gjermane do t'i duhet të vërë nën kontroll deficitin buxhetor në rritje, të përballet me shtimin e papunësisë dhe me bankat ende në situatë tepër të vështirë, të cilat po tërheqin kreditë e tyre.