Berisha takon presidentin kroat Mesiç
Në këtë takim, të dy liderët shprehën vullnetin dhe angazhimin e tyre për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që në stadin aktual janë të shkëlqyera. Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Mesiç me zhvillimet në Shqipëri dhe me ato pas zgjedhore, duke theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat që vendi kishte bërë ndonjëherë dhe se ato shprehën plotësisht vullnetin e popullit shqiptar.
Presidenti Mesiç përgëzoi Kryeministrin Berisha për zhvillimin me kaq maturi të zgjedhjeve dhe e uroi atë për rizgjedhjen. Ai u shpreh se kjo garanton vazhdimin e reformave që kanë çuar Shqipërinë në NATO dhe që po i japin një perspektivë të qartë evropiane.
Në takim u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera, duke u ndalur në shkëmbimin e eksperiencës mbi zhvillimin e turizmit dhe mbi projekte të rëndësishme rajonale në infrastrukturë e fusha të tjera.
Në takim dy liderët u ndalën dhe në pasojat e krizës ekonomike botërore dhe në pasojat e saj në mbarë botën. Presidenti Mesic shprehu admirim dhe vlerësim për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë drejtim, që bënë të mundur që ajo të ketë një rritje të kënaqshme ekonomike dhe një perspektivë optimiste.