Mblidhen të majtët: Në Kuvend pas hetimit të zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbledhur në selinë e tij, kreun e PDS-së, Paskal Milo, atë tçë PSD-së, Skënder Gjinushi dhe Erion Veliajn nga G99, të gjitha këto parti pa mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas informacioneve, krerët e këtyre partive kanë rënë dakord për bashkëpunimin e së majtës. Edhe vijimi i bojkotit të Kuvendit ishte një pikë tjetër, ku janë dakorduar liderët e partive opozitare.
“U përcaktua shumë qartë se opozita kërkon edhe njëherë hapjen e kutive të votimit, sepse aty fshihet e vërteta e manipulimit të zgjedhjeve. Tashmë është më tepër se kurrë e domosdoshme që opozita të unifikohet dhe të bashkërendohet. Do të ketë takime të tjera në të cilat do të diskutohet për kalimin në një fazë tjetër të veprimit opozitar ” theksoi Paskal Milo pas takimit.