E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel optimiste për eurozonën

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 18:30

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e sheh me optimizëm zhvillimin e mëtejshëm në eurozonë, me gjithë krizën e Greqisë së zhytur thellë në borxhe.

Për momentin shtetet e euros janë shumë më mirë të përgatitura, tha Merkel për revistën "Siper-Ilu".

Aktualisht me rëndësi është që të përpunohen dështimet dhe mëkatet e së kaluarës.

Kancelarja vlerësoi lart përpjekjet e deritanishme të qeverisë së Athinës për kapërcimin e krizës.

Kështu borxhet e reja janë ulur në një përqindje prej pesë pikësh.

Ky është një kontribut i madh në fushën e kursimeve, tha Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›