E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Marrëveshja e Ohrit model integrimi

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 19:21

Presidenti Gjorgje Ivanov sot ka folur lidhur me rastin e fillimit të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Marrëveshje të Ohrit.

Në një ceremoni pritjeje për ish-nënshkruesit e marrëveshjes së Ohrit dhe diplomatët perëndimor, ndër të cilët edhe diplomati amerikan, Xhejms Pardju, si lehtësues i kësaj marrëveshjes të nënshkruar në vitin 2001, Ivanov vlerësoi se me këtë marrëveshje të nënshkruar para një dekade Maqedonia ka pasuruar pavarësinë dhe sovranitetin e saj me sfidën për një shtet funksional, multietnik dhe demokratik.

“Marrëveshja kornizë e Ohrit është vetëm një legjitimitet i betimit të cilin na e lanë trashëgimi paraardhësit tanë- të duash fqiun tënd. Modeli inkluziv, është një ndër themelet e sigurisë, stabilitetit dhe përparimit ekonomik sepse krijon kushte të volitshme për ndërtimin e paqes. Por ashtu si çdo demokraci e vërtetë ne flasim për proces e jo për projekt të përfunduar”, theksoi Ivanov.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 midis liderëve të partive më të mëdha politike dhe ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve.

Presidenti Ivanov priti pjesëmarrësit që ishin pjesë e konferencës ndërkombëtare me temën "Marrëveshja e Ohrit: drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE", e organizuar nën patronazhin e UEJL-së në Tetovë. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›