E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel pëson tjetër disfatë në bastionet e CDU, humbet në Shtutgart

21-10-2012 / Gazeta 55

Surpriza është, Fritz Kuhn i Partisë së Gjelbër i cili arrin të mposhtë CDU-në "në shtëpinë e vet" dhe Social Demokratët të cilët synonin të trimunfonin për herë të parë pas disa dekadash në rajonin më të vështirë për ta


CDU e Angela Merkel, tronditet në zgjedhjet lokale në Shtutgart (në shtetin e Baden-Württembergut) i cilësuar si një nga bastionet më të fuqishme të Kristian Demokratëve. Surpriza është, Fritz Kuhn i Partisë së Gjelbër (forca e tretë politike, pas CDU dhe SPD, Social Demokratët) që arrin të mposhtë dy partitë e mëdha, duke fituar bashkinë e Shtutgartit.


Fritz Kuhn triumfoi përballë Sebastian Turner të CDU me 52,9 % kundrejt 45,3% të kandidatit të Merkel. Në votime u thërritën 415 mijë qytetarë me të drejtë vote. Zgjedhjet u zhvilluan në dy raunde, ndërsa më pak i votuari është kandidati i Social-Demokratëve.


Kjo është disfata e dytë e Kancelares Merkel në zgjedhjet lokale në harkun kohor të pak muajve, pas humbjes në shtetin e Rinit Verior të Vestfalise, në maj të këtij viti. Edhe ky, një tjetër bastion i fuqishëm i Kristian Demokratëve, por që në këto zgjedhje ka votuar për rivalët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›