Rroga dhe dieta për zgjatjen e grevës
Pasi është humbur beteja për zgjatjen e ditëve në uri dhe morali s’ka më kuptim, për grevën politike të PS-së ka rëndësi veç kohëzgjatja e saj, derisa të krijohet “situata revolucionare” e Edi Ramës. Prandaj, edhe ditëve të fundit, programi i rrogave dhe i dietave ka dalë mbi ujë. 4 prej grevistëve e kanë zgjidhur problemin se si do t’i tërheqin paratë për një ditë greve shtesë, ndërkohë që të mbeturit po shohin me shqetësim se si s’mund ta përdorin Avokatin e Popullit, nëse s’kanë ndonjë lidhje fikse me të porositurit e Edvinit
Greva e urisë e disa të përndjekurve politikë dhe “rrëfimi i sinqertë” i Edi Ramës dy ditë më parë para grave socialiste, është dëshmia më e mirë e lidhjes së tyre të pazgjidhshme, për interesat e ngushta të të dy palëve. Ndërsa grevistët e urisë kanë dhënë veten e tyre me qira, për llogari të Edi Ramës, për tu ngujuar dhe ushqyer vetëm me ato që i çojnë në çadër Igli Totozanët, nga ana e tij Edi Rama, si investitor i këtij ngujimi, i ka lënë në dorë kodoshit Skënder Tufa dhe gjobëvënësit Asllan Patrioti të krijojnë një “situatë revolucionare” duke “tërhequr prej hunde” disa të përndjekur politikë, sigurisht kundrejt shpërblimit.
Këtë “skemë” e konfirmoi vetë edhe Edi Rama dy ditë më parë.
Sipas transkriptim që ai vetë i bëri bisedës me grevistët e urisë gjatë vizitës së tij te çadra nën shoqërinë e Pandeli Majkos, mësohet se pyetjes së grevistëve se “çfarë do të bëje po të ishe kryeministër, do t’i dëmshpërbleje SIPAS LIGJIT të gjithë të burgosurit politikë?”, Edi Rama ju përgjigj se, “u thashë ligji është bërë për t’ju gënjyer jo për t’ju shpërblyer dhe unë s’ju gënjej dot sot në emër të atij ligji mashtrues... Por, kur të jem kryeministër vitin e ardhshëm, do t’u kthej të burgosurve politikë në radhë të parë të drejtën që të respektohen jo thjesht si njerëz...”.
Vini re...!
Të burgosurit politikë grevistë urie, nuk kanë gjë me LIGJIN për dëmshpërblimin e tyre. Duket, sipas pretendimeve e kanë me afatet. Ndërsa Edi Rama e ka me LIGJIN dhe në këmbim të tij ju premton “të drejtën për respektimin si njerëz”..., por aspak dëmshpërblim.
E megjithatë, ngujimi, me ato çfarë ju dërgojnë Igli Totozanët grevistëve të urisë, vazhdon. Ky ngujim vazhdon, sepse vetë ata të ngujuar, pavarësisht refuzimit të Edi Ramës për të respektuar LIGJIN, e kanë gjetur mundësinë të marrin këstet e mbetura, me dhënien me qira të vetes, për llogari të Edi Ramës. Ndërsa vetë Edi Rama, të cilit për “komunitetin” e gjerë të të përndjekurve politikë që “nuk janë tërhequr prej hunde” nga Skënder Tufa e Asllan Patrioti, “as nuk ia ndjen hiç”, ka gati si dëmshpërblim në këmbim të LIGJIT premtimin vetëm për “të drejtën për respektimin si njerëz”... Pse duhet të investojë më shumë kur këtë e ka zgjidhur me ndoca të ngujuar, që veç qirasë, kanë siguruar edhe ushqimin për ditët e ngujimit nga Igli Totozanët.
Por duket se skema e Edi Ramës për dëmshpërblimin e të ngujuarve në emër të moralit, për çdo ditë qëndrimi në ngujim, nuk po ecën siç duhet. Në kushtet kur pasi është humbur beteja për zgjatjen e ditëve në uri dhe morali s’ka më kuptim, për grevën politike të PS-së, për vetë Edi Ramën, rëndësi të veçantë merr tashmë vetëm kohëzgjatjes e saj, derisa të krijohet “situata revolucionare”. Për një “situatë revolucionare” të mundshme, çmimi i qiramarrjes së Edi Ramës për deri sa edhe për ushqimin e të ngujuarve merren Igli Totozanët, nuk ka rëndësi. I zhgënjyer nga deputetët kooperativistë, Edi Rama sheh si “aleatë” të tij, grevistët e ngujuar. Me që ra fjala te deputetët kooperativistë, por kooperativistët çfarë mendimi ka Edi Rama...?
Prandaj edhe ditëve të fundit, programi i rrogave dhe i dietave ka “dalë mbi ujë”. Ndërsa, katër prej grevistëve e kanë zgjidhur problemin se si do t’i tërheqin paratë për një ditë greve shtesë, ndërkohë të mbeturit po shohin me shqetësim se si s’mund ta përdorin Avokatin e Popullit nëse s’kanë ndonjë lidhje fikse me të porositurit e Edi Ramës... Shkurt të mbeturit në ngujim janë në kërkim të gjetjes së mundësive të reja për rritjen e kuotës së përfitimit.