Vasili: Reformat luftuan korrupsionin në shëndetësi

"Ndërmorëm vetëm reforma sistematike e transparente që siguronin formalizim të sistemit në njërën anë dhe nga ana tjetër, kontroll reciprok të publikut të gjerë", ka thënë Vasili.
Sipas tij, përfshirja e sistemit të referimit dhe rivendosja e tij në themel të sistemit bëri të mundur formalizimin e marrëdhënieve midis pacientit dhe sistemit, duke bërë të mundur rënien e shifrave të korrupsionit. "Vëmendja e publikut është çliruar tashmë nga ky ankth dhe plagë e vjetër 20 vjeçare dhe orientohet aty ku çdo publik evropian orientohet normalisht", tha ai.
Ai shtoi më tej, se viti 2010 ka qenë një vit intensiteti të jashtëzakonshëm të elementëve bazë të reformës në shëndetësi, ku janë shënuar një sërë arritjesh. Aplikimi i sistemit të edukimit në vazhdim të detyruar, ku të gjithë mjekët janë përfshirë në të, është një tjetër arritje në shëndetësi në 2010.
Vasili vuri në dukje se 6800 mjekëve, stomatogëve e farmacistëve dhe kreditet e realizuara me detyrimin që një pjesë e tyre duhet të realizohen brenda 5 viteve, si kusht për të vazhduar punën, e vë sistemin në një nivel të njëjtë me sistemet evropiane.
2011-01-11 17:01
[