E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet gripi A/H1N1, 20 të prekur në vend

Deri më tani janë regjistruar 20 persona të prekur, teksa analizat për të prekur të tjerë po vazhdojnë.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtoria i politikave pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i cili tha se përhapja e këtij gripi po zhvillohet së bashku me atë të gripit të zakonshëm.

 “Numri i rasteve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në institucionet e shërbimit shëndetësor është rritur ditët e fundit. Nga numri i mostrave të analizuara deri tani, rezultojnë 70 raste pozitive me virusin A/H1N1 dhe potencialisht 3 të tjera pothuajse të konfirmuara dhe në total numri i rasteve të prekura nga virusi shkon në 20. E gjithë kjo do të thotë se ne kemi hyrë në gjendjen e epidemisë së gripit stinor dhe atij A/H1N1.” theksoi Pipero. 

Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se nuk ka vend për panik. Shefi i epidermologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku tha se ka sasi të mjaftueshme të vaksinave antigrip, dhe mjekët janë në gatishmëri për të gjitha rastet. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-11 17:20
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›