E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet 46-vjeçari, plagoset i biri

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbeg”, pranë spitalit rajonal të qytetit, ku është vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Frederik Marku, 46-vjeç si dhe është plagosur djali i tij J. Marku, 22-vjeç, të dy këta shtetas banues në Theth, Dukagjin.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor, për zbardhjen plotë të ngjarjes në fjalë.

Nga veprimet e para hetimore, u bë e mundur  zbulimi dhe identifikimi i autorëve të krimit, gjeneralitet e të cilëve për arsye hetimi nuk bëhen të ditura. Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, mes familjes Marku dhe autorëve të ngjarjes.

Aktualisht nga forcat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, është organizuar një operacion i mirëfilltë policor dhe po punohet intensivisht për kapjen e autorëve, për të cilët është bërë dhe shpallja në kërkim.

Në lidhje me këtë ngjarje po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të autorëve të krimit, do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/

                                                                                             2012-08-31 08:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›