Merkel, skeptike për anëtarësimin e Turqisë në BE në Turqi
Kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitë dy ditore në Turqi
Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me presidentin turk Abdullah Gul. Ata kanë biseduar për situatën në Rusi, mundësinë e anëtarësimit të vendit në BE si dhe për militantët turq.
Pas vizitës në varrin e liderit turk për pavarësinë, Mustafa Kemal Ataturk, kancelarja gjermane është takuar me presidentin Guk në pallatin presidencial. Vizita dy ditore e Merkel në Turqi vjen në një kohë shumë të ndjeshme. Por ndërkohë një mundësi e re i është dhënë Turqisë për aspiratat e saj në lidhje me anëtarësimin në BE.
Negociatat janë bllokuar për shkak të problemeve me Qipron e cila është një anëtare e BE-së si dhe për shkak të kundërshtimit të Parisit dhe Berlinit.
Një javë më parë presidenti francez Fransua Hollond u shpreh i gatshëm për hapjen e një kapitulli të ri në negociatat me Turqinë. Ide kjo e mbështetur dhe nga kancelarja Merkel e cila gjithsesi shprehet skeptike për anëtarësimin. Turqia ka përmbushur vetëm një nga 35 kapitujt politikë për anëtarësimin.
Komisioni europian shprehet se Ankaraja ende nuk ka arritur standardet e duhura për të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës.