E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel te henen ne Kosove

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë të hënën, më 19 dhjetor, në Kosovë. Lajmin e bën të ditur  Radio Evropa e Lirë, pas konfirmimit të marrë nga Zyra për informim e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Zëdhënësja e Ambasadës, Sara Bonau, tha se "fokusi kryesor do të jetë vizita e planifikuar tek ushtarët gjermanë, por gjatë qëndrimit të saj njëditor Merkel do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët kosovarë".

Në fund të muajit gusht, Merkel kishte qëndruar në Beograd, ku kishte theksuar rëndësinë për rezultate të prekshme nga dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Kancelarja gjermane pati dënuar ashpër sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 28 nëntor të këtij viti, duke kërkuar llogari edhe nga Serbia për rolin që ka pasur në këtë mes.

“Serbia gjithashtu akuzohet për kontributin që ka dhënë ditët e fundit në këtë atmosferë, në të cilën paqeruajtësit gjermanë në veri u sulmuan dhe u plagosën. Unë them se kjo është e papranueshme”, ishte shprehur zonja Merkel.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›