Shitet kapela e Chaplin-it

Chaplin e ka mbajtur për herë të parë kapelën në vitin 1914 në filmin “Kid Auto Races at Venice” dhe së bashku me mustaqet e tij dhe pantallonat prej fëmije, ai u shndërrua në aktorin më të famshëm në historinë e kinemasë pa zë.
Oferta për kapelën e tij ka qenë relativisht modeste me një çmim fillestar prej 15 mijë dollarësh e deri në përfundim të ankandit një blerës, i cili preferoi të mbetej anonim, vendosi të paguante për kapelën rreth 19 mijë dollarë.
Kapela u shit në një ankand të rezervuar për librat dhe dorëshkrimet dhe organizatorët e tij kanë pohuar se në fakt nuk është diçka e pazakontë, pasi ky është një sektor i cili ka të bëjë me objektet historike siç është edhe kjo kapele e Charlie Chaplin.
Në nisje të ankandit, ofertat ishin tepër modeste, por në përfundim organizatorët thanë se gjithçka shkoi sipas parashikimeve.