E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Sequi: Shqiptarët në gjak kërkojnë azil në BE

TIRANË- ‘Respektoni detyrimet që vijnë nga liberalizimi i vizave, forconi politikat frenuese’ ka qenë apeli i kreut të prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë Etore Sequi drejtuar autoriteteve shqiptare.

Gjatë prezantimit të portalit të ri të BE-së për vendet e treta, ku mund të merret cdo informacion për kohën e qëndrimit në cdo shtet të Europës, ambasadori Sequi deklaroi se numri i azilkërkuesve nga rajoni në BE është rritur dukshëm, ndërkohë që po monitorohet e gjithë situata dhe shifrat do i paraqiten KE në mbledhjen e dhjetorit, e cila do të marrë një vendim përfundimtar.

"Ne kemi parë një rritje të azilkërkuesve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo do të pasqyrohet në raportin që Komisioni Europian është duke përgatitur. Këto rritje rritën shqetësimin pasi udhëtarët e këtyre shteteve duhet të përmbushin detyrimin e liberalizimit të vizave. Ajo që kërkojmë të bëjmë është forcimi i politikave të këtyre vendeve për të shmangur fenomenin",- theksoi Sequi.

Ambasadori Sequi theksoi se kohët e fundit është rritur shumë numri i azilkërkuesve shqiptarë, të cilët janë në gjakmarrje, ndërkohë ka bërë thirrje që ato të paraqesin dokumentat që e vërtetojnë këtë fakt.

"Ne kemi propozuar disa garanci në lidhje me pretendimet e azilkërkuesve që largohen për gjakmarrje, por edhe disa sanksione të këtyre vendeve për liberalizimin e vizave. Ky propozim është akoma, duke u diskutuar në Këshill",- bëri thirrje ambasadori i BE-së.

Kreu i prezencës së BE-së në Tiranë nuk dha shifra të sakta të azilkërkuesve, ndërkohë ka theksuar se shumë qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shkelur rregullat e liberalizimit të vizave.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ambasadori Sequi: Shqiptarët në gjak kërkojnë azil në BE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›