Berisha: Reformat tona jehonë në Jeruzalemin e besimeve të mëdha
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u ndal të komentonte vizitën e tij në Izrael, duke ndarë kështu përshtypjet me kabinetin dhe publikun. Kreu i qeverisë foli për një bashkëpunim të gjithanshëm me Izraelin, një komb mik sipas tij.
"Vizita në Izrael ishte intensive dhe u karakterizua nga një frymë miqësore. Kryeministri izraelit Netanjahu më garantoi se do të ketë bashkëpunim të suksesshëm me vendin tonë",- tha Berisha.
Berisha tha më tej se jehona e reformave të qeverisë së tij ka nxitur gjithnjë e më shumë edhe investitorët izraelitë të investojnë në Shqipëri.
“Interesi për të investuar në Shqipëri ishte shumë i madh. Reformat tona kanë pasur jehonë kudo. Rruga e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik është interesi ynë".
Vizitën në Jeruzalem, Berisha e cilësoi si një vizitë spirituale në djepin e besimeve të mëdha.
“Po shkove në Jeruzalem nuk mund të rrish pa vizituar varrin e Jezu Krishtit, qoftë si vizitë shpirtërore”, sic tha Berisha.
“Pata 1 orë kohë për ta vizituar, para meje u hapën të gjitha vendet dhe misteret e fshehta, preka gurin më të shenjtë të botës së krishterë, rrasën ku është shtrirë trupi i Jezusit pas kryqëzimit, natyrisht që ishte mbylluar me dy pllaka mermeri. Në traditën e vizitorit vendosa një letër me 3 urime krejtsisht të brendshme e private”, tha Berisha më tej.
Kryeministri Berisha në fund të fjalës së tij, tha se vitin e ardhshëm Izraeli do të hapë ambasadën në Shqipëri.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Reformat tona jehonë në Jeruzalemin e besimeve të mëdha