E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel uron Nikoliç për zgjedhjen si President

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar sot Tomisllav Nikolliç për zgjedhjen në postin e kryetarit të Serbisë.

“Shpresoj se do të veproni fuqishëm për të vazhduar integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Gjermania do të jetë partner i besueshëm i juaji në zbatimin e reformave të nevojshme”, thuhet në telegramin e zonjës Merkel.

Gjermania ka qenë njëri nga zërat më të fuqishëm që i ka bërë thirrje presidentit të deritashëm të Serbisë, Boris Tadiç, të zhbëjë institucionet serbe në veri të Kosovës. Nikolliç ka mundur Tadiç në balotazhin e 20 majit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›