Presidenti, Fyle: Të zgjidhet me konsensus

Ka ardhur dhe reagimi i parë nga Brukseli në ditën kur Kuvendi në Shqipëri dështoi në raundin e parë për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit. Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, apeloi që forcat politike shqiptare të zgjidhin në frymën e konsultimeve dhe konsesusit Presidentin e ri të vendit.
"Jam duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri e veçanërisht proçesin për zgjedhjen e Presidentit. Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë e afatit të 24 majit dhe gjithashtu atë që ç`ndodhi dhe ç`nuk ndodhi në 30 maj. E mbaj mend shumë mirë se ç`farë kam thënë gjatë vizitës time në Tiranë. Nëse nuk kishte marrëveshje përfundimtare për reformën zgjedhore dhe parlamentare në 24 maj, atëherë marrëveshja e nëntorit mund të kthehej në pjesë të problemit dhe jo të zgjidhjes. I takon forcave politike shqiptare, mazhorancës dhe opozitës të parandalojnë që kjo çështje të mos bëhet pjesë e problemit dhe që ta zgjidhin çështjen e Presidentit në frymën e konsultimeve" vuri në dukje Fyle.
Duke iu drejtuar forcave politike të bëjnë të pamundurën për të realizuar angazhimet e marra komisioner Fyle tha se Drejtori për Zgjerim në BE ,Stefano Sanino, do vizitojë Tiranën për të parë nga afër deri ku ka arritur zbatimi i marrëveshjes së nëntorit si dhe për të dhënë ndihmën e tij në këtë drejtim.