Merr detyren kreu i ri i Forcave te Armatosura
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi emërimin e Xhemal
Gjuknishit, në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të
Armatosura.
Në ceremoninë e marrjes së detyrës ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili i dorëzoi flamurin kreut të ri të FA-së.
Shefi në ikje i SHPFA-së, Maksim Malaj, gjatë ceremonisë së rastit foli për realizimet e FA-së gjatë viteve në shërbim të tij.
Ndërsa kreu i ri i FA-së, Gjuknishi premtoi se puna në përmbushje të objektivave të ndërmarra do të vazhdojë dhe do të ketë angazhim maksimal për në realizimin e reformave.